Profili i Kompanisë – montcher & partner

m&p montscher und partner internationale speditionsgesellschaft m.b.h. (shpedicion ndërkombëtar) u themelua me 1 Qershor 1996 dhe qysh në muajt e parë të ekzistencës së saj fokusohej në zhdoganimin e çdo lloji të mallrave, si dhe në drejtimin dhe përfundimin e projekteve të biznesit të transportit dhe të projekteve të ndërtimit.

Me kalimin e kohës, u rrit kërkesa për shërbime gjithëpërfshirëse të shpedicionit. Duke u bazuar në dëshirat e klienëve tonë, e pamë të udhës të mbulojmë edhe pjesët e përgjithshme të ngarkesave, ngarkesat e plota, transportin ajror të mallrave, transportin ujor të mallrave, transportin hekurudhor të mallrave, zhvendosjet, si dhe duke mbuluar përgaditjet përcjellese të shërbimeve të lartëpërmendura.

Ekipi ynë është i përbërë ekskluzivisht nga njerëz me përvojë shumë vjeçare të fushave përkatëse, të cilët kanë jo vetëm njohuri të përgjithshme mbi bazat ligjore dhe mbi fushat përkatëse industriale (të biznesit), por kanë edhe përvojë në trajtimin e tyre me autoritetet.

Zyra jonë qëndrore në qarkun e dytë të Vjenës (1020 Wien) shërben si qendër logjistike dhe shpërndarese e transportit, pasi që ka qasje në rrugët kryesore transportuese (lidhje me autostradat A1, A2, A22, A23). Në këtë vend ndodhet zyra jonë e menaxhimit, departamenti jonë i transportit, si dhe departamenti i doganave dhe i kontabilitetit.

Zyre: Ekipi ynë i punonjësve është në dispozicionin tuaj nga e hëna deri të enjten nga ora 07:30 – 17:00, të premten nga ora 07:30 – 15:00, me përjashtim të së shtunës, dielës dhe festave publike.
Depo: Ekipi ynë i punonjësve është në dispozicionin tuaj nga e hëna deri të enjten nga ora 07:30 – 16:30, të premten nga ora 07:30 – 14:30, me përjashtim të së shtunës, dielës dhe festave publike.

signature

KommR Kurt Montscher

Më shumë

M & P Montscher & Partner nuk është vetëm partneri i juaj kompetent për të gjitha çështjet doganore, por edhe në zgjidhjen dhe zhvillimin e koncepteve të të gjitha shpedicioneve dhe detyrave logjistike pë ju.

Shërbimet

ngarkime komplete dhe mbledhëse
logjistikë deponimi
tej oqeanike
shërbime panairesh
zhvendosje
zhdoganim