m&p montscher und partner internationale speditionsgesellschaft m.b.h.

M&p montscher und partner internationale speditionsgesellschaft m.b.h (shpedicion ndërkombëtar) u themelua me 1 Qershor 1996 dhe qysh në muajt e parë të ekzistencës së saj fokusohej në zhdoganimin e çdo lloji të mallrave, si dhe në drejtimin dhe përfundimin e projekteve të biznesit të transportit dhe të projekteve të ndërtimit.

Me kalimin e kohës, u rrit kërkesa për shërbime gjithëpërfshirëse të shpedicionit. Duke u bazuar në dëshirat e klienëve tonë, e pamë të udhës të mbulojmë edhe pjesët e përgjithshme të ngarkesave, ngarkesat e plota, transportin ajror të mallrave, transportin ujor të mallrave, transportin hekurudhor të mallrave, zhvendosjet, si dhe duke mbuluar përgaditjet përcjellese të shërbimeve të lartëpërmendura.

Ekipi ynë është i përbërë ekskluzivisht nga njerëz me përvojë shumë vjeçare të fushave përkatëse, të cilët kanë jo vetëm njohuri të përgjithshme mbi bazat ligjore dhe mbi fushat përkatëse industriale (të biznesit), por kanë edhe përvojë në trajtimin e tyre me autoritetet.

 Newsflash

Nga 1 korriku 2015, ne do të udhëtojmë një herë në javë për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni!

Kontakti:
Shqip: Avdi Rugova, +43 676 420 48 41
Gjermanisht, Anglisht: Michael Pawlik, +43 664 240 80 30

0m2
Depo
0
Punëtorë
0
Viti i themelimit
0
ton xhiro në vit